Sot filloi asfaltimi i një rruge të gjatë mbi dy kilometra, e cila fillon në fshatin Carrallukë dhe shkon deri në mes të tokave të punuara në ish-vreshtat.

Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për bujqit, të cilët kanë plantacionet dhe tokën e punës në këtë pjesë.

Rruga është investim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës, e cila është ndërtuar në dy faza.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina, ku i kanë uruar pronarët e tokave në këtë pjesë, të cilët prej tani do ta kenë më të lehtë qasjen në këto prona, e që bëhet fjalë për afro tre mijë hektarë tokë e punuar.

“Investimet në bujqësi dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, me qëllim të punimit të tokës, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i ynë, dhe në mesin e këtyre prioriteteve është edhe hapja e kësaj rruge, qëllim i së cilës është qasja dhe lëvizja më e lehtë për të gjithë bujqit që i kanë pronat në këtë pjesë, ku dhjetëra pronarë i kanë plantacionet e tyre me perime apo mbjellin kulturat e lavërtarisë, sidomos grurin dhe misrin”, ka thënë Begaj.

Ai premtoi se do të vazhdohet me përkrahje dhe krijim të kushteve më të mira për të gjithë bujqit e Komunës së Malishevës.

Ndryshe, kjo rrugë është e gjatë mbi dy kilometra dhe me kërkesë të pronarëve të tokave është hapur nga komuna, ndërsa më pas ministria e ka bërë edhe asfaltimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA