Kryeministri Edi Rama në ceremoninë që po mbahet në Vlorë, tha se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në histori, kjo pasi u fitua nga pala që ishte objektivisht e humbur.
Rama theksoi se vlonjateve duhet t’i jemi dy herë borxhlinj ku pati një batutë me Kreun e Kuvendit , Gramoz Ruçi, të cilit kryeministri i tha: “Gramoz mos u mërzit se nuk e përjashton kjo të ndjerit borxhli ndaj Tepelenës”.
“Besoj që ka në analogjinë e të pamundurës e cila është në ADN e gjakut të vlonjateve sikundër më shumë sesa një herë historia jonë e përbashkët ka folur. Një popull i çuditshëm me një aftëso të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar në momente të caktuara diçka të pamundur. Lufta e Vlorës është nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur.
Nëse pavarësia e tetë viteve para luftës së Vlorës i tregoi botës që shqiptarët ekzistojnë , është lufta e Vlorës, që në shtetin shqiptar ekziston dhe ka forcën e mundësinë të ushtrojë të drejta të patjetërsueshme dhe të barabarta në raport me çdo etnitet tjetër të barabartë. Në luftën e Vlorës gjendet një nga ato elementet formuese në formimin e shtetit të ri shqiptar. Kjo na bën që vlonjateve t’i jemi dy herë borxhlinj për arsye të luftës së Vlorës. Gramoz mos u mërzit se nuk e përjashton kjo të ndjerit borxhli ndaj Tepelenës”, tha Rama.
Top Channel