Kryeministrja serbe Ana Bërnabic, deklaroi se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryetare qeverie që të reagojë ndaj pretendimeve të presidentit malazez Millo Gjukanovic, sipas të cilit Aleksandar Vuçic dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia.
Bërnabic e cilësoi këtë deklaratë një përpjekje për mashtrim politik nga ana e Gjukanovicit, I cili po kërkon sipas saj të justifikojë “ rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare”. “Gjatë tetë viteve të kaluara, Aleksandar Vuçic e ka përmendur Malin e Zi dhe Milo Gjukanovicin shumë ma pak nga sa e ka përmendur Gjukanovici Serbinë”, tha ajo.
Bërnabic shtoi se vendi i saj dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve I shpalli në 30 gusht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilt treguan se tre koalicionet e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit malazez.
Top Channel