Ndonëse 9 mijë e 792 persona u shëruan nga infektimi me COVID-19, 533 të tjerë kanë vdekur shkak i këtij virusi.

Që nga 13 marsi, prej kur u paraqitën edhe dy rastet e para me COVID-19, numri i të prekurve nga virusin korona në Kosovë ka shkuar në 13 mijë e 601.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve aktive është 3 mijë e 276.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276”, tregohet në të dhënat e IKSHPK-së.

Ndërsa, vetëm gjatë së hënës u raportua për vdekjen e 8 personave nga COVID-19, dhe për 147 raste të reja të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.

38 raste ishin vetëm në komunë e Prishtinës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA