Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se as Serbia dhe as presidenti i saj Aleksandar Vuçiç nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Ashtu si kryeministrja Ana Brnabiç, edhe Daçiç iu referua një deklarate të presidentit malazez Milo Gjukanoviç sipas të cilit Vuçiç dhe politika e tanishme e Beogradit “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Podgoricës dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Serbia.

“ Nuk i bëri Vuçiç thirrje qytetarëve malazezë të dalin e të votojnë, këtë e bëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të tjerë, e kjo për Gjukanoviç, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortdokse serbe “ pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve I shpalli në 30 gusht rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilit treguan se tre koalicionet e opozitës pro-serbe dhe pro-ruse fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit malazez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA