Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve para se rruga e Durrësit të rihapet për qarkullimin.
Krahas rrjetit të ri të kanalizimeve, po hidhet dhe shtresa asfaltike dhe trotuarët e rinj. Por ndryshimi do të vijë edhe në qarkullimin e automjeteve me qëllim lehtësimin e tyre.
Rruga e Durrësit do të kthehet me një kalim si portën hyrëse e Tiranës, kurse lëvizja në drejtim të daljes së qytetit do të bëhet nga rruga “Mine Peza”, që pastaj gjithashtu lidhet me “Zogun e Zi”.
Në këtë mënyrë, për herë të parë rruga e Durrësit Tirana do të ketë korsi të dedikuar autobusëve, 2 korsi për makina, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët dhe një korsi të dedikuar biçikletave, për ta kompletuar rrjetin e biçikletave, si asnjëherë më parë në qytetin e Tiranës.
Top Channel