SHBA: Bëni vetting kandidatëve/ Ambasadorja kërkon mos ketë kriminelë në lista

01/09/2020 19:29

Në një kohë ku partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e kandidatëve potecial për zgjedhjet parlamentare, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje liderve politik të mos përfshijnë në lista persona me rekorde kriminale.

“Ndërsa partia juaj përgatitet për fushatën zgjedhore, ju si udhëheqës i partisë, duhet të siguroni pajtueshmërinë me ligjin shqiptar. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të bëjnë veting për kandidatët dhe të kandidojmë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.”.

Në shkresën dërguar kryetarëve të partive politike, kryediplomatja amerikane u kërkon të mbajnë larg edhe personat e korruptuar, për të cilët ambasada amerikane do vijoje të ketë një listë të zezë.

“ Sikurse e dini, SHBA mbeten të angazhuara të luftojnë korrupsionin dhe mbështet këdo që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar që veprojnë ilegalisht. Ne do vazhdojmë të tregojmë individët e përfshirë në korrupsion domethënës, sipas Seksionit 7031, në njoftimet vjetore. Ju mund të luani një rol kyç, duke mbajtur individët e korruptuar, jashtë listës së partisë”.

Pesë vite pare Shqipëria miratoi një ligj për pastrimin e politikës nga krimi, i cili preku 8 deputetë të Kuvendit dhe 3 kryetar Bashkie.

Ambasadorja amerikane teksa i rikujton liderve politik ligjin e dekriminalizimit i inkurajon të vijojnë zbatimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA