Problemet me aknet/ Trajtimi për adoleshentët te dermatologu, jo tek estetisti

01/09/2020 12:22

Lëkura është organi, që zë pjesën më të madhe të trupit të njeriut. Do të flasim për problemet e lëkurës tek adoleshentët, aknet, ose siç njihen në rëndom, puçrat.

Eliona Shllak, Dermatologe: Tek ne në kushte normale, vijnë rreth 2-3 adoleshentë në ditë. Fjala e parë që thonë është: “Doktoreshë, bëj që të më pastrohet shpejt lëkura. Nuk e duroj dot kështu”. Adoleshentët përjetojnë edhe stres, të ndikuar nga shoqëria apo dhe vetja e vet, ndihen keq, inferiorë, pa vetëvlerësim, me komplekse. Këtu ndikojnë edhe rrjetet sociale. Ata kërkojnë atë lëkurës perfekte, të butë apo të tonifikuar si njerëzit në botën “online”.

Aknet janë sëmundje kronike lëkurë. Do trajtim tek dermatologu dhe nuk shërohet menjëherë. Tek adoleshentët ndikon edhe niveli i rritur i hormoneve. Problemi më I madh sot është, që nga padurimi, adoleshentët u drejtohen qendrave estetike dhe jo dermatologëve. Ne këshillojmë, që ata t’u drejtohen dermatologëve dhe jo personave, që nuk janë adapt, nuk kanë njohuritë e plota. Rekomandojmë larjen e lëkurës, heqjen e djersës, që irriton, përdorjen e skrabit, dhe ushqimeve apo përbërësve, që kanë përmbajtje të lehtë antibiotiku dhe që blihen pa recetë në farmaci. Nëse këto hapa nuk bëjnë punë, atëherë adoleshenti I drejtohet dermatologut, për t’I bërë trajtim specifik. Përmirësimi apo shërimi ndodh rreth moshës 20-25 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA