Pasojat në turizëm/ Rënie drastike e vizitorëve në qytetin antik të Bylisit

01/09/2020 12:11

Gjatë katër muajve të sezonit turistik, qyteti 2400 vjeçar i Bylisit ka pasur vetëm 500 vizitorë, 50 prej të cilëve kanë qenë turistë të huaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rëna është drastike, pasi vjet llogariteshin 2500 turistë. Mbyllja e kufijve ka ndikuar edhe në këtë pikë të vizitueshme arkeologjike thotë Nexhmi Sulaj, përgjegjës i sektorit të Bylisit.

Megjithatë drejtuesit fajësojnë edhe rrugën që të con në qytetin antik i cili është 7 km larg autostrades Levan Tepelene, por është një aks i dëmtuar

Bylisi është ndërtuar ne shekullin e katërt para Krishtit. Qyteti antik ka një sipërfaqe prej 30 hektarësh dhe është i rrethuar nga një mur me gjatësi 2500 m, trashësi 3.5 metra dhe lartësi nga 6-9 metra. Ne brendësi te tij janë zbuluar me shumë se 1000 m 2 mozaik, ndërsa me interes për vizitorët është Agora ku ndodhet teatri, stadiumi, dhe disa shëtitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA