Gjukanoviç shkon në opozitë/ Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re në Malin e Zi

01/09/2020 01:09

Pas 30 vitesh në pushtet partia e Presidentit Milo Gjukanoviç shkon në opozitë. Shqiptari Dritan Abazoviç, që ishte çelsi i qeverisë së re në Podgoricë me lëvizjen “URA” zgjodhi partitë pro-serbe, që sigurojnë kështu shumicën në parlamentin e Malit të Zi për të drejtuar vendin në 4 vitete e ardhshme.

Gjatë takimit të 3 liderëve të koalicioni qeverisës u caktuan edhe katër parime të cilët janë:

-Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.

-Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

-Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

-Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, ” thuhet në deklaratë.

Ata thanë se, përveç kësaj, u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA