Ed Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn, janë bërë prindër për herë të parë dhe nuk e përmbajnë dot gëzimin!
Kantautori i famshëm njoftoi përmes një postimi në Instagram se e shoqja solli në jetë një vajzë, të cilës I kanë vendosur një emër mjaft të veçantë: Lyra Antarctica.
“Kam lajme personale të mrekullueshme për të ndarë me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të jashtëzakonshëm, Cherry solli në jetën vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Jemi kokë e këmbë të dashuruar me të. Mami dhe foshnja janë shumë mirë dhe ne ndihemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe të respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri për të gjithë dhe do të shihemi kur të rikthehem”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij që tregon se foshnja ka lindur përpara disa ditësh, por lajmin e bëri publik vetëm tani.
Mesazhi ka marrë brenda nje kohe te shkurtër me qindra mijëra “like”, përfshirë dhe atë të David Beckham. Këngëtari 29 vjeçar e kishte mbajtur marrëdhënien e tij me Cherry-n larg vëmendjes së mediave dhe vetëm një vit më parë konfirmuan se kishin lidhur kurorë, por pa dhënë më shumë sqarime.
Top Channel