Rruga ballkanike/ Pas pesë vjetësh, ende në “hartë”

31/08/2020 13:32

Teksa Evropa shënon pesë vjet që prej kohës kur më shumë se një milionë vetë vërshuan drejt Evropës në përpjekje për t’iu larguar luftërave dhe varfërisë, “Rruga Ballkanike” vazhdon të mbetet në hartën e mijëra klandestinëve aziatikë dhe afrikanë.

Në vitin 2015, qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë kaluan përmes Ballkanit drejt Evropës Perëndimore. Kjo rrugë u mbyll zyrtarisht në 2016-tën pas një marrëveshjeje të vulosur mes Ankarasë dhe Brukselit. Por në të vërtetë, thotë AFP, lëvizja e njerëzve në këtë rrugë, nuk ndaloi kurrë.

Younes Qermoua, për herë të parë u përpoq të mbërrinte në Evropë 5 vjet më parë. Marokeni 35-vjeçar iu rikthye tani vonë rrugës ballkanike, në mesin e pandemisë së koronavirusit. Pas vite të tëra përpjekjesh dhe kthimesh mbrapsht, qëllimi i tij i Younes, që aktualisht ndodhet në një qendër emigrantësh në Sarajevë, vazhdon të mbetet një dhe i pandryshueshëm.

“Unë dua të jetoj në një vend ku të mund të punoj dhe të paguhem për punën qe bej, në një vend ku ligjet respektohen, ku ka spitale dhe shkolla”, shprehet Younes Qermoua, emigrant maroken.

Younes do të vazhdojë rrugën drejt Kroacisë anëtare të BE-së, për këtë është i vendosur. Si ai, ka shumë të tjerë që përshkojnë rrugën ballkanike në përpjekje për tu vendosur në shtete të BE-së. Vala e njerëzve në këtë rrugë duket është ripërtërirë sërish gjatë verës, pas bllokimeve që sollën përpara disa muajsh masat kundër pandemisë së koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA