Pa maska e distancim social, të rinjtë aspak të shqetësuar, policia i ndërpret festën në pishinë

31/08/2020 21:30

Të rinjtë në Karolinën e Jugut duket se nuk janë shumë të shqetësuar nga pandemia e COVID, pavarësisht rritjes së rasteve, ndërsa kanë organizuar një festë në pishinë ku morën pjesë 200 persona.

Megjithatë argëtimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi policia urdhëroi shpërndarjen e të rinjve, pas ankesave të qytetarëve të tjerë.

Vendi ku u zhvillua festa është “shtëpia” e shumë studentëve të Universitetit të Karolinës së Jugut dhe është afër kampusit që tashmë po lufton me një shpërthim të COVID-19.

Pas ngjarjes, Universiteti i Karolinës së Jugut lëshoi një deklaratë duke u kujtuar studentëve përgjegjësinë e tyre ndaj komunitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA