29/11 08:28
Në Turqi janë kryer 110.102 teste për koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, një numr rekord, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Sot kemi arritur numrin më të lartë të testeve ditore. Më shumë se 110.000 teste u kryen dhe 1.587 pacientë të rinj u identifikuan. Shprehim pikëllim për humbjen e jetëve”, shkroi Koca në Twitter.
Numri i të shëruarve u rrit për 1.087 për të arritur në 244.926, ndërsa 44 njerëz të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.370, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dhënat thonë se 7,5 për qind e pacientëve me COVID-19 në Turqi vuajnë nga pneumonia, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 961. /AA/
Top Channel