Mali i Zi në udhëkryq/ Gjukanoviç s’bën dot qeverinë. A do shkojë URA në koalicion me proserbët?

31/08/2020 15:37

Fronti Demokratik i Pro Serbëve pritet të drejtojë Malin e Zi në 4 vitet e ardhshme.

Ky është rezultati paraprak i votimeve të 30 Gushtit në këtë shtet. Fatin e zgjedhjeve pritet ta vendose Partia e Zeze ne të Bardhe e Shqiptarit Dritan Abazovic, qe u pozicionua përkrah Frontit Demokratik, duke i dhënë 4 mandate proserbëve dhe duke dalë kundër Milo Gjukanovic. Ndërkohë dy koalicionet shqiptare arritën të fitojnë nga një mandat secila.

Komisioni Zgjedhor i Shtetit njoftoi zyrtarisht se pas numërimit të 98,55% të votave, koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi, i drejtuar nga Gjukanovic ka fituar  30 mandate ndërsa koalicioni rival i tij “Për të ardhmen e Malit të Zi”, pra partitë proserbe 27 mandate. Por ky rezultat nuk i garanton numrin e duhur të deputeteve në parlament Gjukanovic pasi kundërshtarët e tij kanë mbështetjen e partive të vogla të cilat i japin deri ne 15 mandate.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, në komunën e Tuzit kishte festë. Numri i madh i votave të marra nga Lista Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj kundrejt të tjerave, u përkthye në një tjetër fitore pas triumfit në zgjedhjet lokale. Ky  ishte një sinjal për Gjukanovic dhe partitë ProSerbe se në këtë treve shumicën e përbejnë serish shqiptaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA