Me 109 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.571.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 1.642 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 375.212.

Lari shtoi se 3.729 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 323.233.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA