Çmimet e konsumit në Gjermani ranë në gusht për herë të parë me bazë vjetore, në më shumë se katër vjet për shkak të uljes së TVSH-së.
Kjo është vetëm një nga masat brenda paketës së stimulimeve të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe evropiane nga pasojat e epidemisë së koronavirusit.
Byroja Federale e Statistikave, Destatis, njoftoi sot se norma e harmonizuar e inflacionit, në krahasim me të dhënat për rritjen e çmimeve të konsumit në vendet e tjera anëtare të BE, shënoi rënie me 0,1 për qind në nivel vjetor në gusht, pas stagnimit në korrik. “Rënia e nivelit të inflacionit, ndër të tjera, u ndikua nga ulja e TVSH-së, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2020”, thuhet në njoftim.
Krahasuar me një muaj më parë, inflacioni gjerman ra me 0.2 për qind në gusht, sipas të dhënave të harmonizuara.Ndryshe, synimi i rritjes së inflacionit të Bankës Qendrore Evropiane është nën 2 për qind për eurozonë.
Top Channel