Afrikë/ Numri i rasteve me COVID-19 tejkalon shifrën 1,25 milionë

31/08/2020 11:52

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.250.375 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.463 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.250.375 numrin e rasteve ndërsa me 161 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 29.633.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.028 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.399 dhe në Algjeri 1.501 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 625.056 raste, Egjipti me 98.727 dhe Maroku me 61.399 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 979.996.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA