Vranë 16 vjeçarin me sindromën Down, arrestohen dy policët

30/08/2020 07:49

Dy oficerë policie në Afrikën e Jugut janë arrestuar pasi vranë një 16-vjeçar, vrasja e të cili ka shkaktuar protesta dhe demostrata masive.

Sipas familjes, 16-vjeçari Nathaniel Julius i cili ishte me sindormën Down kishte dalë jashtë për të blerë biskota ku u qëllua për vdekje në periferinë e Parkut Eldorado të Johannesburgut. Familjarët e 16-vjeçarit thanë se ai u vra pasi nuk iu përgjigj pyetjeve të oficerëve dhe kjo ka ndodhur për shkak të paaftësisë së tij.

‘Oficerët do të akuzohen për vrasje dhe me shumë mundësi do të marrin dënimin maksimal”- tha zëdhënësi i policisë. Sipas dëshmive të para të policëve, adoleshenti u vra gjatë një shkëmbimi zjarri mes oficerëve dhe bandës lokale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA