26/11 22:47
Qyteti i Napolit në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Sipas medias së njohur “Tgcom”, një i moshuar 88 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të dy djemve të tij, duke lënë të vdekur njërin prej tyre e duke plagosur tjetrin.
Sipas raportimeve, të dy djemtë ishin persona me nevoja të veçanta. I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas vrasjes ka telefonuar vetë policinë, teksa është justifikuar për krimin duke thënë se ishte i dëshpëruar për kushtet e familjes dhe të ardhmen e dy djemve, kur ai të mos ishte më në këtë botë, ndaj ndërmori këtë vendim fatal.
Top Channel