Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar sa i takon çështjes së kufirit detar me Greqinë.
Përmes një postimi në Facebook, Balla hedh poshtë dyshimet për një marrëveshje të fshehtë mes dy vendeve, duke shtuar se e vetmja marrëveshje është ajo që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe që është firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
REAGIMI I BALLËS
Meqenëse PD-LSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëveshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. ËSHTË GËNJESHTËR.
E VETMJA MARRËVESHJE NË LETËR, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, ËSHTË MARRËVESHJA E FIRMOSUR NGA BERISHA DHE BASHA, e mbështetur nga ILIR META SI PASARDHËS I LULIT DHE MINISTËR I SALIUT.
Ajo marrëveshje cenonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin.
Madje për turpin e PD-LSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapësire detare”, shkruan Balla.
Top Channel