Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë ekonominë kroate të varuar nga turizmi, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
“Rënia nga tremujori në tremujor, gjatë pjesë së parë të 2020-tës është 14,9%”, tha institucioni në fjalë, sipas të cilit kjo përbën është rënia më e madhe që nga viti 1995, kur byroja filloi publikimin e të dhënave tremujore ekonomike. Kroacia varet shumë nga turizmi, që gjeneron rreth një të pestën e Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto.
Pandemia dhe masat e marra kundër saj krijuan një ngërç të fortë të turizmit gjatë tremujorit të dytë. Pasi arriti ta vendoste situatën nën kontroll, Kroacia u hap për turistët më 1 korrik.
Por dy javët e fundit kanë sjellë atje një rritje të beftë dhe të ndjeshme të rasteve të sëmundjes, ç’ka shtyu shtete si Gjermania, Austria, Italia e Sllovenia, banorët e të cilave e frekuentojnë shumë bregdetin kroat në periudhë pushimesh, që ta rendisnin këtë vend në zonën e kuqe e madje dhe t`i kërkojnë shtetasve të tyre të ndodhur sakaq atje, që të kthehen sa më shpejt.
Top Channel