Një burrë në Britaninë e Madhe është shpallur në kërkim nga policia e Manchester-it, pasi ka sulmuar një kalimtare të rastit, teksa ajo po ecte në rrugë me djalin e saj 5-vjeçar.
Sipas policisë, një vajzë rreth 24 vjeçe po shëtiste me të birin, e në këto moment një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, afrohet dhe e godet me thikë. Më pas ai është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas sulmit e plagosura është dërguar në spital, nga ku raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa vogëlushi nuk është lënduar nga ky incident. Tashmë mbi burrin rëndon akuza e vrasjes në tentativë dhe për të lehtësuar kërkimet, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“Kemi mbetur të shokuar. Jemi duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, por sinqerisht nuk e kuptojmë se përse agresori e ka sulmuar gruan me thikë dhe më pas është larguar. Ne jemi duke e trajtuar rastin si një vrasje e mbetur në tentativë. Këto skena krijojnë në komunitet shqetësim dhe kaos, por ne do të dëshmojnë fuqinë tonë dhe premtojmë që shumë shpejt do ta arrestojmë agresorin”, u shpreh një zëdhënës i policisë së Machester-it.
Top Channel