Indi, rekord i ri botëror/ Covid-19, shënohet numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda 24 orëve

30/08/2020 13:14

Teksa numri global i rasteve me koronavirus ka shkuar mbi 25 milionë, India vendosi një rekord të ri botëror për numrin më të lartë të infeksioneve të reja të raportuara në 24 orë.

Vendi, i cili është i dyti në botë sa i takon popullsisë, saktësisht 1.3 miliardë njerëz, raportoi 78,761 raste në një ditë të vetme.

India raportoi gjithashtu 63,000 vdekje nga virusi që nga fillimi i pandemisë. Vendi numëron 3.5 milionë raste në total, duke u renditur prapa Brazilit dhe SHBA-së.

Zyrtarët shprehen se shkalla relativisht e ulët e testimit në Indi nuk e ka reflektuar plotësisht ndikimin dhe efektet e koronavirusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA