Franca regjistroi të premten më shumë se 7.300 raste të reja të koronavirusit, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orësh në vend që prej muajit mars.
Presidenti Emmanuel Macron u shpreh tejet i shqetësuar nga kjo situatë, duke mos përjashtuar mundësinë e një rikthimi të karantinës nëse gjendja nuk stabilizohet. Numri total i të infektuarve tani ka mbërritur në më shumë se 267,000.
Por pavaraësisht shifrave të larta, numri i viktimave dhe i të shtruarve në spital është si stabilizuar, sipas autoriteteve. Në vendin që në muajin shënonte gati 900 të vdekur në ditë, jetët e humbura të premten ishin 20. Franca i lehtësoi masat e izolimit në muajin maj, por disa vende si Parisi, kanë zgjedhur t`i mbajnë një pjesë të tyre në fuqi. Që nga e premtja, në rrugët e kryeqytetit francez, maskat janë të detyrueshme.
Edhe Spanja dhe Gjermania kanë shënuar sakaq, rritje të numrit të rasteve të reja, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë po paralajmëron për një ringjallje të pandemisë në Europë.
Top Channel