Në një kohë kur i gjithë krahu perëndimor i OSBE-së është pro ndërmjetësimit të krizës në Bjellorusi nga kryesuesi kësaj organizate kryeministri Edi Rama, Këshilli i Përhershëm i OSBE u mblodh në një sesion special dedikuar zhvillimeve në Minks.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke shpjeguar me detaje ofertën e OSBE-së për ndërmjetësim.
“Dua të bëj të qartë tre gjëra. Nëse do të na besohet ne ky rol konstruktiv ndërmjetësimi nuk na takon ne të ndërhymë në punët e brendshme mes autoriteteve të larta bjelloruse me shoqërinë bjelloruse, të cilët demonstrojnë në rrugë. Teksa shohim atë që po ndodh në rrugët e Bjellorusisë, ne nuk kemi ndërmend të mbajmë anën e njërit apo tjetrit. Ne duam të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë moment kritik. Duam të thyejmë akullin që po trashet. Të ndihmojmë popullin e Bjellorusisë që të zgjedhin për veten e tyre, vendin e tyre dhe rrugën përpara”, u shpreh Rama.
Propozimi i kësaj iniciative ndërmjetësimi tha kryeministri Edi Rama për një dialog shkon përtej asaj çfarë po ndodh në Bjellorusi.
“Një ndërmjetësim dialogu nga OSBE-ja do të krijonte vend për reflektim, qetësim të situatës. Mes nesh kemi shumë eksperiencë dhe ekspertizë dhe energji demokratike dhe vendosmëri mes vendeve anëtare të OSBE-së. Na lejoni ta përsosim atë për mirë. Duhet dialog mes qeverisë dhe atyre që e kundërshtojnë ne mund të luajmë rrolin e bërjes së këtij dialogu. Për momentin gjërat nuk janë aspak mirë. Nuk ka dëgjueshmëri. Nuk ka aspak dialog. Nuk ka dëshirë të kuptuari si të ndihmohet ky vend që po shkon drejt një rruge të rrezikshme. Ne duhet të ndihmojmë sa më parë kur koha po ikën shpejt dhe ngjarjet po dalin jashtë kontrollit”.
Këshillit të OSBE-së nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë se presidenti Lukashenko do të pa pranojë këtë ofertë të OSBE-së, e cila vjen në një moment të rrezikshëm për Bjellorusinë.
Top Channel