Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë dënoi djegien e një flamuri grek, nga tifozët vendas të futbollit, pasi klubi Gjilani humbi një ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës kundër një skuadre nga Qiproja.

Tifozët e dogjën flamurin të enjten në Prishtinë, kur klubi Gjilani humbi ndaj APOEL Nicosia 2-0 dhe u eliminua nga gara.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të cilitdo shtet, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”, ka thënë përmes një deklarate, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj Stublla, duke e konsideruar të papranueshëm aktin e ulët të disa tifozëve.

Haradinaj Stublla gjithashtu u kërkoi autoriteteve të zbatimit të ligjit “të reagojnë shpejt dhe të marrin para drejtësisë autorët e këtij akti”, të cilin ajo e quajti “një veprim të turpshëm në kundërshtim të plotë me idetë e përqafuara nga populli i Kosovës si një shoqëri demokratike”, shkruan REL. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA