Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të mbështesin fuqishëm partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit!
Limaj në një shkrim të publikuar në llogarinë e Nismës Socialdemokrate në “Facebook”, ka thënë se mbështetja me votë për partitë shqiptare i kontribuon jo vetëm faktorizimit të shqiptarëve në këtë vend, por edhe ruan orientimin euroatlanik të Malit të Zi.
“Iu uroj suksese partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi.
Ftoj të gjithë bashkëkombasit tanë në Mal të Zi, që këtë të dielë, të mbështesin masivisht me votë partitë shqiptare në këtë shtet dhe në këtë formë t’i kontribuojnë jo vetëm faktorizimit të shqiptarëve në këtë vend, por edhe të ruajtjes së orientimit euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar Limaj.
Top Channel