Nuk ndalen kundërpërgjigjet! Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk vonon të përgjigjet sërish mesazhit të Ramës në “Twitter” lidhur me kufirin detar.
Basha i kërkon sërish Ramës të bëjë transparencë e mos fshihet.
Postimi i Lulzim Bashës në “twitter”:
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve”.
Vetëm pak minuta më herët ishte kryeministri Rama që me anë të një postimi në rrjete sociale shkruante:
“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK! Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot”.
Top Channel