“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën
Presidenti Meta vlerëson 38 figura të shquara patriotike të krahinës së Lumit të Vlorës për kontributin në Luftën e Vlorës të viti 1920.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Selenicës, ku vlerësoi luftëtarë, drejtues të njësive luftarake, atdhetarë dhe patriotë të krahinës së Lumit të Vlorës, për trimërinë, patriotizmin dhe kontributin e shquar, në mbrojtje të interesave kombëtare ndaj pushtuesve italianë në vitin 1920.
Kreu i Shtetit, në ceremoninë solemne të dekorimit të luftëtarëve të Lumit të Vlorës, ka vlerësuar sot edhe skulptorin e “Popullit” Mumtas Dhrami, me dekoratën “Nderi i Kombit” për realizimin e veprës historike të monumentit të Drashovicës.
Top Channel