Vetëm pas gati 24 orësh kanë bërë xhiron e mediave greke dhe të atyre të huaja pamjet dramatike të një operacioni të madh kërkimi dhe shpëtimi emigrantësh nga roja bregdetare greke dhe trupat e Marinës së saj Detare.

Ata kanë arritur të shpëtojnë prej mbrëmjes të së martës për më shumë se 15 orë, 96 persona nga një anije që po mbytej që ishte nisur nga brigjet turke drejt Greqisë.

Por operacioni i shpëtimit ka pasur edhe incidentet e tij pasi pranë anijes kanë shkuar me qëllim sfidimin e sovranitetit të Greqisë në këtë zonë detare edhe dy anije turke të Rojes bregdetare.

Madje njëra prej anijeve turke siç duket dhe ne pamjet e marinës detare greke dhe sic dëshmojnë mediat vendase qe ju referohen deklaratave te grupeve te shpëtimit , ka penguar procesin e shpëtimit te emigranteve duke verbuar me rreze lazer helikopterin grek Super Puma si dhe duke i zënë rrugën nje prej anijeve greke te shpëtimit, ndërsa per fat nuk ka pasur një përplasje aksidentale te dy anijeve ne det.

Prej 96 emigrantëve te shpëtuar 10 kane qenë fëmijë dhe 21 gra. 72 janë çuar ne ishullin e Rodosit, 5 ne Karpatho ndërsa te tjerët janë marrë nga anija e dytë e Rojes Bregdetare turke. Sipas zëdhënësit të Rojes Bregdetare greke, shumica e emigrantëve nuk mbanin jelekë shpëtimi.

Emigrantët e shpëtuar qe janë transferuar sipas rregullave te posacme ne ndertesa te vecanta ku do tu nenshtrohen edhe testeve per Covid-19 ,kane deshmuar se anija ne te cilen kishin hipur prej gati 25 metra e gjatë, ka pësuar defekt nga erërat e fuqishme qe frynin ne zonë dhe është rrezikuar te mbytej pranë ishullit te Halkit prej nga ku ka lëshuar edhe sinjalin për ndihme.

Operacioni i trupave greke ka vazhduar edhe gjate mbremjes te se merkures pasi thuhet se ne anijen e rrezikuar ndodheshin me shume se 100 emigrante.

Aleksandër Marku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA