Një 29-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, punonjësin e Ujësjellësit në Berat.
Gjithashtu, është arrestuar një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Berat
Godet me sende të forta punonjësin e ujësjellësit, por vihet në pranga nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D. P., 29 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Qereshnik, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e Ujësjellësit Berat, shtetasin B. Sh., 59 vjeç, i cili ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
———-
Gjithashtu po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R. D., 46 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.
Top Channel