“Fshihet një aferë e pastër korruptive”/ Grida Duma: “Sami Frashëri” i rrënuar pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor

27/08/2020 12:42

Në një deklaratë për mediat nga gjimnazi “Sami Frashëri”, Grida Duma deklaroi se godina arsimore në fjalë është një nga rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit.

“Pa dyshim që Sami Frashëri është një nga rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga Bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është ngritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet nëse godinat ose numri i objekteve është rritur madje dihet që nuk ka rritje. Pa dyshim kjo është një aferë abuzive, dhe kjo nuk është një çështje tërmeti, këtu është tërmeti i tenderave të shkollave të Tiranës dhe i Bashkisë së Tiranës. Sot shëndeti i nxënësve dhe edukimi i tyre paralelisht janë prioritetet më të mëdha për të cilat ne diskutojmë dhe ngremë shqetësimin e madh për të ngritur përgjegjshmërinë. Duhet të jemi të qartë për një gjë. Nxënësit, fëmijët tanë, fëmijët e shqiptarëve nuk janë eksperiment. Nuk mund të nisim një vit shkollor, i cili ka tre alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet financiar ndihmës, ku dihet se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve”, u shpreh Duma.

“Nga ana tjetër, pa dyshim, që kjo nuk duhet të nisë si një eksperiment që të rrezikojmë sërish mbylljen. Pa dyshim që hapja e shkollave është prioritet sepse edukimi është e ardhmja e tyre dhe nuk mund të rrezikojmë as edukimin, as të ardhmen dhe as ekonominë e këtij vendi që varet e gjitha nga kjo. Nga ana tjetër shëndeti është i pari dhe nuk mund të hyjmë me eksperimente të cilat sot hapin shkollën, pastaj, le ta provojmë një herë se ç’ndodh dhe nëse ka pandemi e cila zgjerohet si pasojë e një kaosi, i një mungese alternative, i një mungese plani, i një mungese strategjie, të rrezikojmë sërish që të rimbyllen shkollat dhe pastaj do të rimbyllen edhe me krizën shëndetësore. Këtë lloj përgjegjësie të jenë të sigurt që nuk mund t’ia lejojmë që ta mbajnë ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm që që sot të ketë një plan masash për këtë situatë dhe nxënësit si në Shkollën “Sami Frashëri”, që është një aferë e madhe por në të 14 shkollat e tjera të mbyllura, rreth 8500 nxënës në Tiranë, nuk dihet se ku do të shkojnë, si do të studiojnë dhe në cilat kushtet. Kjo është situata sot në Tiranë, përgjegjës nga pushteti lokal, por pa dyshim Ministria e Arsimit e cila ka deleguar përgjegjësinë dhe po thotë që po bëj atë që prindërit duan, mjafton që të lëshojë përgjegjësinë kudo. Shteti është për të bërë planifikimin, për të bërë strategjinë dhe për të ruajtur shëndetin, jetën dhe pastaj të sigurojë shërbimin e edukimit për të cilën shqiptarët paguajnë”, përfundoi ish-deputetja e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA