Ekspozita e veçantë! Mijëra peshq të artë në akuarium

27/08/2020 14:19

Peshqit janë gjallesat më të lehta për t’u mbajtur.

Nuk bëjnë zhurmë dhe as nuk të zgjojnë natën. Nuk dalin jashtë në tapetin tënd dhe nuk duhet as t’i nxjerrësh shëtitje apo t’u blesh ndonjë ushqim të pëlqyer për ti bërë të lumtur. Për më tepër, thjesht shikimi i tyre teksa notojnë përreth akuariumit të tyre, është shumë relaksues. Por ndonjëherë, të shohësh një çift peshqish në një akuarium të vogël, nuk është e mjaftueshme.

Ndodh që të ndjesh edhe një nevojë dominuese për të parë rreth 30 mijë peshq që notojnë në një super akuarium gjigant. Për të tillë fanatikë të peshqve, ose thjeshtë për njerëz që pëlqejnë instalacionet, ekziston vendi ideal.

Akuariumi i arteve japoneze në Tokio, hapi ekspozitën më të fundit të tij të peshqve të artë, ku me mijëra krijesa shumëngjyrëshe, notojnë në forma arti të dizajnuara nga Hidetomo Kimura. Rreth 30 mijë peshq, janë ekspozuar në gjithçka të mundshme, nga akuariumet tradicionale të peshqve e deri në cisterna uji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA