Burri më i moçëm i Dibrës/ Historia e Xhetanit 100 vjeçar: Të gjithë shokët më kanë ikur

27/08/2020 15:19

Në dorë kam një librezë. Librezë e veteranit të luftës antifashiste nacionalçlirimtare në të shkruhet Xhetan Zenel Prenci, datëlindja 1920, vendbanimi Dibër, lindur më 5 prill.

Xhetan Zeneli erdhi në jetë kur Tirana sapo ishte bërë kryeqytet. Sot ai është 100 vjec dhe jeton me familjen e të birit në Peshkopi. Plaku shekullor ka qene babai i 5 fëmijëve, vajza më të madhe është 71 vjeç. Xhetani është bërë disa herë stërgjysh dhe një herë gjyshstërgjysh. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë shkolla nga ku zyrtarët e mbretit zog e kishin dëbuar.

Xhetan Zeneli: Prej 1920 e deri 1935 kam qenë bari tek shtëpi me gja. Kisha qejf të shkoja në shkollë gjatë kohës së Zogut, vajta 15 vjeç shkova në shkollë 2-3 ditë pastaj më përzunë. Kur shkova partizan më erdhi letra i thash një shoku ma lexo, ai nxori abetaren dhe më mësoi lexim këndim.

Pjesëmarrja ne luftën e dyte botërore është krenaria e jetës se tij. Kur sapo kishte mbushur 20 vjeç u bë partizan ku ka pare t’i vriteshin shokët e luftës.

Xhetan Zeneli: Në Dibër të madhe atje më krisi pushka u vranë tre shoku të mi, por unë shpëtova.

-Po ti sa gjerman ke vrarë?

Xhetan Zeneli: Aaaa unë skam vrarë. Ajo lufta nuk pyet moj bijë. Në nuk kishim plumba, shkonin dhe i lypnin kur na i jepnin gjuanim nuk e di kë ka prek plumbi. Në kishim dhënë besën për me çliru vendin.

Në vitin 2002, është më i hidhuri i jetës së tij. Zenel Prenci, djali i Xhentanit në atë kohë punonte si agjent policor pranë Komisariatit të Peshkopisë, fatkeqësisht ai vrit të në krye të detyrës brenda mureve të komisariatit.

-Gjyshi kush ka qenë dhimbja më e madhe që ke kaluar në jetë?

Xhetan Zeneli: Djali. Kur më është vrarë djali. Dy djem dhe tre vajza kam pas. Edhe sot kur më bie ndërmend djali që më është vrarë më luan mendja, kam qenë duke u çmendur por e mblodha vetën për inat të hasmit. Kjo është dhimbja më e madhe e trupit tim.

Plaku i moçëm ka jetuar ne mbretërimin e Zogut, republikën e Fan Nolit, kaloi pushtimin Italian e gjerman si dhe diktaturën komuniste dhe tani demokracinë. Burri më i vjetër i Dibrës, nuk harron të japë këshilla për brezin e ri.

Xhetan Zeneli: Për mua është fitore e madhe që jam gjallë. Atje ku kam lindur unë skam moshatar, por as këtu. Kur mblidhem këtu më fëmijët dua ti them një fjalë për edukim ecni më mend në kokë dhe këmbë në tokë. Nuk kemi punuar mirë ne më fëmijët e rinj, edhe prindërit e kanë marrë shumë me lartësi. Koha është me ngritje dhe ulje është shumë e zorshme me e majte edhe ekonominë edhe jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA