Babë e bijë u mbytën në det, flet personi që i nxori të dy nga dallgët e forta
27/08/2020 15:03
Ky i ri e nxori nga deti bashkë me një grup plazhistësh të tjerë vajzën 9 vjeçare që po mbytej në Rrushkull të Durrësit.
Ai tregon përpjekjet e babait për të shpëtuar vajzës në një det me dallgë.
Ambulancës iu desh një kohë e gjatë të mbërrinte në plazhin publik të rrushkullit në një rrugë të keqe. Dëshmitarët thonë se po të vinte më herët ndoshta do t’ia kishin dalë të dy babë e bijë.
Pasditen e së mërkurës ne ora 18 në plazh nuk kishte roje dhe ndërsa nuk ka as kullë vrojtimi.
Policia ka nisur hetimet por në vendngjarje dëshmitarët drejtojnë gishtin te mungesa e një roje plazhi dhe e sinjalistikës për det me dallgë.
Top Channel