Qëllohen me armë dy të rinj në Shkodër, pas sherrit me fjalë nisin grushtet/ 35 vjeçari qëllon me armë

26/08/2020 15:29

Dy të rinj 24 vjecar Erison Gjeka dhe Ndue Mali kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e se martës në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbeg” dhe shkak u bë një konflikt me një 35 vjecar. Pas përplasjes verbale dhe fizike, Enton Dushaj ka marrë një arme zjarri dhe pasi ka dalluar dy të rinjtë, ka qëlluar ne drejtim të tyre.

Plumbat fatmirëesisht kanë prekur dy 24 vjecaret në pjesën e këmbëve. Pas dërgimit të tyre në spitalin e qytetit dhe ndërhyrjes se mjekeve, dy të rinjtë tashme janë jashtë rrezikut për jetën. Pas disa orësh policia ka identifikuar autorin duke shpallur në kërkim Dushajn.

Mbi të rendojnë akuza për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vetëm pak dite me parë, serish ne qytetin e Shkodrës, për shkak të një konflikti mes disa të rinjve, një 23 vjecar mbeti i vrare gabimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA