Ministri i Brendshëm i Francës ka mbrojtur marrjen e rrezeve të diellit topless, pasi policia i kërkoi një grupi femrash në një plazh në Mesdhe që të mbuloheshin.
Atyre u ishin afruar oficerët e policisë në plazhin Sainte Marie la Mer, pas një ankese nga një familje që ishte atje me pushime. Incidenti shkaktoi jo pak zemërim ndaj policëve. Duke mbështetur femrat, ministri Gerald Darmanin shkroi në Twitter: Liria është një komoditet i çmuar. Ai tha se policët kishin bërë gabim që i kishin kërkuar grave të mbuloheshin.
Një deklaratë e policisë lokale tha se incidenti kishte ndodhur javën e kaluar. Dy oficerët e policisë i kishin kërkuar tre femrave në plazh të mbuloheshin pas kërkesës së një familjeje të shqetësuar për praninë e fëmijëve të tyre.
Të udhëhequr nga dëshira për pajtim, policia i kërkoi personave në fjalë nëse do të pranonin të mbuloheshin duke u shpjeguar situatën. Në rajon nuk ka një urdhër që e ndalon praktikën. Sidoqoftë, ngjarja ndezi kritika online. Në të gjithë Francën nuk plazhi topless nuk është i paligjshëm edhe pse autoritetet lokale mund ta ndalojnë praktikën.
Një vëzhgim i 2019, tregoi se plazhi topless është më pak i zakonshëm në Francë tani se në të shkuarën dhe është më pak i zakonshëm atje krahasuar me vende të tjera evropiane. Sondazhi tregoi se 22 përqind e femrave franceze pëlqejnë të bëjnë plazh topless krahasuar me 48 përqind të atyre spanjolle dhe 34 për qind të femrave gjermane.
Top Channel