Një kozmonaut rus ka regjistruar disa drita misterioze nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Ivan Vagner, i cili qëndron është aktualisht brenda stacionit në fjalë, I publikoi pamjet e çuditshme në profilin e tij në Twitter.
“ Këta janë miq nga hapësira, ose kam filmuar ndonjë time-lapse ( regjistrim me intervale). Kulmi i aurorës boreale kur kalon mbi Arktik duket është diçka që shihet, por ka dhe një gjë tjetër, nuk është vetëm aurora. Pas 9 deri në 12 sekonda, 5 objekte shfaqen duke fluturuar përgjatë saj në të njëjtën distancë.
Çfarë mendoni se janë? Meteorë, satelitë apo…”, shkruan ai duke nënkuptuar jashtëtokësorët. Disa thonë se dritat e pazakonta mund të jenë satelitë të flotës së SpaceX, Starlink.
Por përdorues të shumtë anuan më shumë nga ideja e alienëve. “ Kjo më duket si njësi UFO-sh. E frikshme vërtet”, shkruan njëri prej tyre. “ Këta janë alienë 100%”, vazhdon një tjetër, duke theksuar mënyrën e rreshtimit, që i ngjan asaj të një formacioni të rregullt ushtarak.
Top Channel