Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’i bashkohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Nga QKUK kanë njoftuar se bashkimi i infermierëve do të bëhet në ora 13:30 e që do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkelzen Syla.
“Ngjarja zhvillohet para Klinikës Infektive të QKUK-së. Në këtë ngjarje marrin pjesë; Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njoftojn nga QKUK.
Top Channel