Një markë e mirë, është vështirë të vritet, dhe ndonëse telefonat inteligjentë BlackBerry ishin deklaruar “të vdekur” pasi kompania u shkëput nga partnerja e saj, TCL në fillim të vitit, ata do të rikthehen madje edhe më të mirë se përpara, me aftësi 5G, nivel më të lartë sigurisë dhe tastierë fizike.

Prodhuesi i vogël, OnëardMobility do të risjellë bnë treg telefonin e shumë preferuar. Kjo kompani është e specializuar në telefonat inteligjentë pikërisht për sektorin e korporatave dhe bashkëpunimi me BlackBerry është një zgjedhje e dukshme, pasi marka u drejtohej kryesisht klientëve të biznesit.

Në faqen e saj të internetit, OnwardMobility me seli në Austin të Teksasit, ka më pak se 50 punonjës e u themelua marsin e vitit të kaluar duke pasur në mendje pikërisht partneritete të tilla. Ajo garanton të sjellë “pajisjet më të sigurta” të të gjitha kohërave. Telefonat e rinj inteligjentë duhet të mbërrijnë në vitin 2021 dhe sipas CEO-s së BlackBerry-t, John Chen, të paktën njëri prej tyre do të vijë me tastierë fizike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA