IKMT-ja nis aksionin në lotin lindor të Unazës së Tiranës
19/08/2020 11:13
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.
Do të prishen në këtë fazë të parë, 6 objekte, një dhe dykatëshe. Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve.
Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët. IKMT-ja ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës.
Top Channel