Kosovë/ Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
17/08/2020 18:33
Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 08:00-12:00.
Gjatë kësaj kohe do të kryhen punimet në asfaltimin e këtij aksi rrugor. Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Top Channel