15 persona janë gjobitur me nga 1 mln lekë të vjetra për shkak se nuk kanë zbatuar protokollet e sigurisë kundër përhapjes së COVID – 19.
Nga kontrollet u evidentuan edhe raste përsëritëse, dhe u vendos që 4 subjekte jo vetëm të gjobiteshin por edhe të mbylleshin për 6 muaj.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.
Evidentohen 15 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.
Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë pesëmbëdhjetë shtetas, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ, 4 subjekte ku dy prej tyre me pronare shtetasen H.B., dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B dhe R.H.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve J. P., A.H. dhe H. B., F.D., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasve T. B., M.L., E.C., A.T dhe I.A pronarët të pesë restoranteve, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Po në vijim të kontrolleve të ushtruara, sherbimet e Komisariatit Nr.1, i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, tre shtetasve L.K. dhe B.B., A.XH., pronarë të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasve P. Ç., R.H dhe K.A., pronarët të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Top Channel