Normalizohet kalimi në Kapshticë, vetëm të shtunën drejt Greqisë kaluan mbi 5000 persona

16/08/2020 01:02

Pas 12 orësh radhësh dhe orë të tëra pritje për emigrantët shqiptarë që donin të kalonin kufirin situata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është kjo.

Vetëm ditën e sotme nga Shqipëri në drejtim të Greqisë kanë kaluar më shumë se 5000 persona. Prej mëngjesit e deri në orët e pasdites u shënuan radhë të gjata automjetesh që arrinin deri në afërsi të fshatit të parë ndërkohë që situata u normalizua gjatë mbrëmjes.

Gjatë gjithë kohës pala shqiptare punoi me 6 sportele ndërsa pala greke me 3 sportele numur të cilin e çoi deri në 5 pas mesdite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA