Sipas rregullave të përcaktuara nga BE për të gjitha vendet anëtare të saj, çdo shtetas që futet në Greqi, qoftë nga kufijtë shqiptarë apo edhe nga kufijtë e shteteve të tjera, duhet të kryejnë testin anti-COVID dhe duke nisur nga data 17 gusht do të duhet të karantinohen për 7 ditë.

Kështu, Greqia ka vendosur rregullin që çdo ditë në kufi do të kalojnë vetëm 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë, duke filluar nga e hëna.

Radhë të gjata makine që shkojnë deri në 25 km… Thirrja e autoriteteve për t’u kthyer mbrapsht, duket se nuk është përqafuar nga qytetarët, që nuk lëvizin nga aty.

Kujtojmë se policia shqiptare njoftoi se për të hyrë në Greqi, qytetarët duhet të plotësojnë këto kushte:

-Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;
-Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;
-Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;
-Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
-Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF. (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr. Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA