Muzika, vallet dhe tingujt e lahutës jehuan për disa ore në alpet e Currajve të Eperm, në Bjeshket e Namuna.

Çdo vit, në muajin gusht, në këtë fshat të thellë turistik por me bukuri të rralla, organizohet festa tradicionale e kësaj zonë që mbledh banorët e larguar nder vite, nipërit e mbesat si dhe emigrantet. Përveç takimit të brezave “Dita e Currajve të Epërm” sivjet kishte si qëllim përkrahjen e operatoret turistik vendas pasi kjo zonë, pjesën dërrmuese të vizitoreve i ka shtetas të huaj dhe këtë vit për shkak të mbylljes se kufijve, turistet kanë qenë shumë të pakët.

Skender Perpepaj, ka udhëtuar nga Anglia posaçërisht për të marrë pjesë në këtë takim.

“Shqipëria është e bukur nga jugu ne veri por ne ende nuk e njohim ashtu siç duhet, prandaj duhet ta eksplorojmë pasi ka zona te paprekura, ku përveç bukurive natyrore te ofrohen edhe qetësia, ajri i pastër, si dhe mikpritja e bujaria e banoreve të zonës”.

Për Top Channel nga Currajt e Eperm, Klodian Zhivani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA