4 mijë flamingo në Darzezë/ Shpendët vijnë në Shqipëri, nga Franca, Spanja dhe Italia

15/08/2020 20:01

Rreth 4 mijë flamingo kanë pushtuar bregdetin e Darëzezës, duke ndaluar në parkun e Pishporos.

Sipas specialistëve të monitorimit, në këtë zonë, flamingot për herë të parë janë shfaqur vitin e kaluar, por në një numër shumë të vogël.

Lagunat dhe huazet e shumta që ndodhen në këtë zonë krijojnë kushte të papërshtatshme për popullimin e saj me këtë shpend të bukur.

Flamingot në parkun e Pishporos dhe Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta vijnë nga Franca, Spanja dhe Italia, gjë që konfirmohet nga disa individë me unaza që janë pikasur në fotot e fotografëve shqiptarë dhe atyre nga Kosova.
Parku i Pishporos është i dyti pas Lagunës së Karavastasë që bëhet strehë për këtë shpend të rrallë në vendin tonë. Përpara flamingove në këtë park është ndalur edhe pelikani kacurrel, ndërsa në bregdetin e Semanit pak kohë më parë ka bërë fole edhe breshka kareta kareta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA