Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që javën e kaluar ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, numri i viktimave ka shkuar në 177.
Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan në një deklaratë për televizionin lokal njoftoi se numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut është rritur në 177.
Ai shtoi se ende janë duke u kërkuar 30 të zhdukur, ashtu që gjatë katastrofës që më 4 gusht ndodhi në Bejrut, numri i të vdekurve mund të rritet në 200. Ushtria libaneze njoftoi misionet diplomatike për mekanizmin e shpërndarjes së ndihmës së mbledhur.
Në njoftim thuhet se ndihma mjekësore kryesisht do të shpërndahet sipas nevojave të institucioneve shëndetësore. Ndihma do të shpërndahet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas shpërthimit më 4 gusht, Libanit i ofruan ndihma shumë vende, mes të cilave edhe Turqia.
Top Channel