Zëra të pavërtetë për Covid-19, stigma dhe teoritë konspirative kanë qarkulluar në 25 gjuhë të ndryshme në të paktën 87 shtete, përfshirë SHBA, dhe kjo përhapje informacioni ka çuar në viktima dhe të lënduar – tregon një studim i ri që analizonte përmbajtjen e postuar në platformat e medias sociale, gazeta online dhe faqe të tjera interneti nga 31 dhjetori deri më 5 prill.
Kërkimi, nga institucione të ndryshme në Bangladesh, Australi, Tajlandë dhe Japoni, përcaktonte si zëra, çdo informacion të paverifikuar që mund të ishte i vërtetë, i sajuar ose tërësisht i rremë pas verifikimit. Stigma e lidhur me diskriminimin ose nënvlerësimin e një grupi dhe teori konspirative konsideroheshin besimet për një individ apo grup njerëzish që punonin në mënyrë të fshehtë për të arritur qëllime keqdashëse.
Kërkuesit identifikuan 2311 raporte të lidhura me keqinformime mbi Covid-19 në 25 gjuhë nga 87 shtete dhe prej tyre, 89 për qind u klasifikuan si zëra; 7.8 për qind teori konspirative dhe 3.5 për qind stigma. Në studim janë përfshirë disa shembuj si psh vezët e pulave janë të kontaminuara me koronavirus ose pirja e zbardhuesit mund të vrasë virusin që janë konsideruar zëra.
Çdo sëmundje në botë ka ardhur nga Kina, është konsideruar stigma dhe –është një armë biologjike e financuar nga Bill Gates, është konsideruar teori konspirative. Pjesa më e madhe e këtyre informacioneve janë identifikuar në Indi, Shba, Kinë, Spanjë, Indonezi dhe Brazil.
Top Channel